Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Rregullat e Përdorimit

Në mënyrë që Hattrick të përshtatet me mënyrën e regjistrimit të të dhënave dhe legjislacionin mbi ruajtjen e anonimitetit, ju duhet të pranoni Mënyrën e Përdorimit tonë, para se ju të siguroni hyrjen në llogarinë tuaj.

Kjo është një përmbledhje e pikave kryesore në Mënyrën e Përdorimit, dhe nëse ka ndonjë ndryshim mes këtij teksti dhe atij përkatës në anglisht, Rregullat e Përdorimit Në Anglisht mbizotërojnë.

1.Kur anëtarësoheni në Hattrick, përdorni detajet e sakta të kontaktit. Kjo na e bën më të lehtë të verifikojmë identitetin tuaj dhe t’ju ndihmojmë nëse përballeni me probleme në faqen tonë të internetit. Loja e ndershme është shumë e rëndësishme për ne dhe Game Masters të Hattrick kalojnë shumë kohë duke parandaluar dhe vepruar ndaj rasteve të mashtrimeve. Të dhënat e besueshme të përdoruesve i ndihmojnë ta bëjnë një gjë të tillë.

Nëse jeni nën 13 vjeç, nuk mund të luani Hattrick. Nëse jeni midis 13 dhe 16 vjeç, mund të regjistroheni vetëm nëse keni miratimin e prindërve.

2. Duhet të ndiqni gjithmonë rregullat e Shtëpisë . Ju mund të rregjistroni një llogari në një kohë. Ju nuk duhet të mashtroni dhe të përpiqeni të dëmtoni Hattrick apo llogarinë e ndonjë personi tjetër. Mos harroni sjelljen e mirë! Ju nuk lejoheni të kërcënoni apo fyeni lojtarë të tjerë apo t’u dërgoni atyre spam. Gjithmonë respektoni të drejtat e autorit të njerëzve të tjerë.

3. Nëse nuk i respektoni këto rregulla, mund të humbisni skuadrën tuaj apo të përjashtoheni nga loja nga një Game Master. Skuadra juaj do të fshihet nëse nuk aktivizoheni për një periudhë prej shtatë javësh.

4. Ne mundohemi që të ofrojmë një shërbim sa më të mirë që të jetë e mundur. Por ne nuk mund t’u japim garanci se shërbimi do të jetë gjithmonë në punë dhe se nuk do të ketë humbje të dhënash.

5. Duke hedhur të dhënat tuaja në sistemin tonë, na jepni të drejtën për të përdorur këto të dhëna. Por ne kujdesemi për të drejtën tuaj të anonimitetit dhe ndjekim rregulloret mbi këtë çështje të vendosura nga Bashkimi Evropian.

Ne nuk do t’ju dërgojmë asnjëherë spam apo t’i dorëzojmë një pale të tretë që nuk ka lidhje me Hattrick mënyrën për të hyrë në të dhënat tuaja.

Herë pas here, ne mund t’ju dërgojmë ju buletinin tonë apo e-maile të tjera që kanë lidhje me lojën, si kujtuesit e fjalëkalimeve.

Ne përdorim cookies në faqen tonë për t'ju dhënë juve një eksperiencë më të mirë.

Ju mund të lexoni rregullat tona të privatësisë në Agnlisht këtu.

6. Ne kemi bërë një punë disavjeçare për mbarëvajtjen e Hattrick dhe shpresojmë se do ta kuptoni që nëse dëshironi të përdorni çdo gjë që i përket Hattrick jashtë botës së Hattrick, ju duhet që më parë të merrni lejen tonë.

Ne mund të bëjmë ndryshime në mënyrën e përdorimit apo deklaratën mbi mbrojtjen e anonimitetit. Në një rrethanë të tillë, ne do t’ju njoftojmë rreth kësaj në faqen e internetit.

 
Server 070